Lajme

Zeka kundër shamisë: Kush është pro shamisë le ta vendosin në oborrin apo banesat e tyre

Milaim Zeka, gazetar, ka reaguar rreth debatit për lejimin e shamisë në shkolla, e cila erdhi si kërkesë nga Bashkësia Islame e Kosovës drejtuar qeverisë.

Zeka përmes një postimi në Facebook ka thënë se, ai është dhe do të jetë kundër bartjes së shamisë në shkolla dhe se ata që janë për bartjen e shamisë, siç ka thënë gazetari, munden me i vendos ato në ambientet private.

“Arif Sherifi – Zeka, studiues i njohur i gjuhes arabe, hoxhe i shkolluar, qysh ne vitet e pasluftes, ka qene kunder shamise. Ai ka luftuar me te gjitha energjite e me gjithe shpirtin per shkollimin e femrave shqiptare. Kjo deshmohet me pese motrat e mia, te gjitha te shkolluara. Halla ime, Dada Sabri, e bija e hoxhes, pra, e babgjyshit tim, akome e gjalle, kurre shami nuk ka vene ne koke. Mbi bazen e kesaj edukate, nga gjyshi dhe babai im, kam qene, jam, dhe do te jem, KUNDER bartjes se shamise neper shkolla”, ka thënë ndër tjerash Zeka.

Tutje gazetari ka shtuar se ata që e duan Kombin duhet t’i ruajnë vlerat kulturore.

Postimi i plotë:

Lidhur me shamine

Arif Sherifi – Zeka, studiues i njohur i gjuhes arabe, hoxhe i shkolluar, qysh ne vitet e pasluftes, ka qene kunder shamise. Ai ka luftuar me te gjitha energjite e me gjithe shpirtin per shkollimin e femrave shqiptare. Kjo deshmohet me pese motrat e mia, te gjitha te shkolluara.

Halla ime, Dada Sabri, e bija e hoxhes, pra, e babgjyshit tim, akome e gjalle, kurre shami nuk ka vene ne koke.

Mbi bazen e kesaj edukate, nga gjyshi dhe babai im, kam qene, jam, dhe do te jem, KUNDER bartjes se shamise neper shkolla.

Ata qe jane per, munden me e vendos vetem per ambientete e tyre private, ne oborrin e tyre, shtepite apo banesat e tyre, apo ne shkolla te dedikuara!

Ata qe e duan Kombin, ata qe e duan Shqiptarine dhe vendin e tyre, ata qe e duan Ameriken dhe Europen qe na kane çliruar, ata qe e dine se i Madhi Zot na ka kriju brenda nje hapesire gjeografike qe i takon Europes, Perendimit, dhe as Turqise e Arabise, duhet me i ruajt vlerat tona kulturore, historike, dhe etnografike. Asnje rrobe e huaj nuk i ka hije, as nuk i rrin bukur pemes tone Pellazge e Ilire vec kostumeve tona tradicionale.

Duhet me respektu rrenjet tona per me lyp respekt prej botes dhe per me mujt me kerku ato qe jemi tu i kerku prej pas luftes. E sot kur po kerkohet me te madhe liberalizimi i vizave, ia nisin edhe debatet per shamia. Nje hap para e tre mbrapa.
Keshtu mendoje une. Keshtu jam i gatuar!

Related Articles

Back to top button