Me sukses QSA përfundoi kampin veror në Preshevë
Dy javë argëtim dhe mësime për fëmijët sot mbaroi kampi veror i organizuar nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – QSA.
Kampi verore u mbajt në Preshevë dhe u realizua në ambientet e QSA-së me 33 nxënëse, prej të cilëve ishin prezent edhe fëmijë nga diaspora që pushimet po i kalojnë në vendlindje.
Poashtu, sot u bë ndarja e dhuratave për pjesëmarrëset e Kampit Veror, që u mbajt gjatë dy javëve mga 1 gushti deri 12 gusht.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit vazhdimisht është aktive në fushën e avancimit dhe humanitetit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Postimi i plotë:
Kampi Veror 2022
Çdo gjë që fillon, ka një fund. Edhe shoqërimit tonë dyjavorë në këto ditë vere i erdhi fundi.
Por, për këto 10 ditë, ne mësuam shumë gjëra, u argëtuam pa masë dhe krijuam shoqëri të reja. Ne sot po ndahemi duke pritur me qejf verën e ardhshme, më të rritur dhe më të pregatitur.
Në fund të çdo pune të mirë, pasojnë shpërblimet dhe dhuratat, të cilët gëzuan shumë të gjithë pjesëmarrëset.
Falënderime për mësueset, që u përkujdesën që çdo gjë të shkojë si është më së miri.
Deri në takimin tonë të ardhshëm, fëmijë të dashur, ju dëshirojmë shëndet dhe suksese në mësime, sepse pas pak kohe do të fillojë viti i ri shkollor.