Lajme
Nesër shfaqet premiera e filmit “TEMAS” në Preshevë
Azem Halimi, djali i Luginës së Preshevës para pak kohësh u bë pjesë e emisionit Për’puthen në Top Channel. Pas rrugëtimit në mediat shqiptare nga të cilat u identifikua si djali nga Presheva, ndjeu detyrimin shpirtëror për ti dedikuar diçka vendlindjes.
Prej muajsh po punon mbi një film të cilin e ka realizuar në Luginën e Preshevës me aktorë vendas. Përmes këtij filmi me metrazh të shkurtër “Temas” ai tregon jetën e një emigranti, dëshirën dhe peripecitë për tu kthyer në atdhe.
Premiera mbahet diten e hënë, më datë 15.08.2022 në ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.
Ky event kulturor do të sjellë në Preshevë figura të njohura publike, mediatike, kulturore etj. si Arjan Konomi, Hysen Ramaj, Blerim Dauti, Buli.