Lajme
Sot nuk ka vonesa të mëdha nëpër pikat kufitare
Reshjet e herëpashershme do të kushtëzojnë ende rrugët pjesërisht të lagështa sot, dhe reshjet e dendura dhe era e fortë mund të ndryshojnë shpejt kushtet e drejtimit.
Nëpër zonat pyjore mund të hasen degë të thyera, ndërsa në rrugët që kalojnë nëpër prerje ka rrezik rrëshqitje dheu, njofton AMSS.
Sipas informacioneve nga Administrata e Policisë Kufitare të RS, të marra në orët e mengjesit, automjetet janë duke pritur në dalje të Preshevës për 40 minuta.
Kamionët në Horgosh, në dalje, presin 180 minuta, Kelebija 60, Batrovci, 60, Shida 120 minuta.
Sipas informacioneve të fundit të marra nga JP “Rrugët e Serbisë”, nuk ka vonesa në pikat e pagesës në autostrada.