Situata në Kosovë: Vuçiq i shqetësuar? “Nuk shoh zgjedhje”
Vuçiq iu referua situatës aktuale në Kosovë pas dorëzimit të medaljes ministrit të jashtëm të Kubës.
Lidhur me deklaratat optimiste nga BE-ja për arritjen e marrëveshjes me Prishtinën, ai ka theksuar se politikanët evropianë nuk duhet të jenë të zymtë dhe të shikojnë çdo gjë me pesimizëm si ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk sheh zgjidhje në këtë moment dhe se më 1 shtator do të fillojë fushata për ndryshimin e targave.
“Kurti është i bindur se do të jetë i suksesshëm. Është një proces që do të vazhdojë. Sigurisht që jemi përballur me atë problem, por duhet të shohim. Pres vizita dhe bisedime të rëndësishme pas samitit të Ballkanit të Hapur, Erdogan do të vijë. Për momentin, jo nuk shoh ndonjë mundësi për përparim sepse nuk shoh dëshirë nga ana e Prishtinës për të arritur një kompromis”, tha ai.
Ai ka theksuar se Serbia po përballet me probleme të mëdha.
“Ne po përballemi edhe me presion për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe e dimë që kjo nuk sjell asgjë të mirë dhe ne vetë kemi qenë viktima të saj. Kur i keni të gjitha këto, skena politike bëhet më ekstreme. Ju thoni se opozita deshiron te protestoj per shkak te ndalimit te paradës, epo disa protestuan se nuk u ndalua. E vetmja gje qe i bashkon eshte se jane kunder shtetit. Serbia e ndershme dhe njerezit normale heshtin dhe shikojne se cfare bejne te tjeret duke shpresuar se Shteti i vetëm do të jetë në gjendje të përballet me këto ekstreme”, tha ai.
Vuçiq shton se askush nuk di të shpjegojë në mënyrë racionale veprimet e tyre dhe përsërit se shteti ka probleme të mëdha.
“Disa thonë se Parada e krenarisë është po aq e rëndësishme sa Kosova. Vërtet, Është një e vërtetë e trishtueshme nëse është kështu dhe askush nuk dëshiron ta vendosë veten në vendin e institucioneve shtetërore. Nga njëra anë, ju keni histeri kundër paradës.”