Lajme

Vuçiq ka marrë letrën nga Macron dhe Scholz, ja çfarë shkruhet në të

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në letër thuhet: “Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta, në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet afatgjata dypalëshe dhe rajonale. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën patronazhin e BE-së.

Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në planin praktik ashtu edhe në atë politik. Prandaj, ne i ngarkuam këshilltarët tanë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plettner dhe Emanuel Bonn, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij.

Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, për të shqyrtuar mundësitë e çuarjes përpara të procesit. Shpresojmë sinqerisht që kjo nismë të ndeshet me interesin dhe mbështetjen tuaj”, thuhet në letrën e përbashkët të Macron dhe Scholz.

Related Articles

Back to top button