Mësohet agjenda nesër Bislimi dhe Nagavci vizitojnë shkollat në Preshevë e Tërnoc
Tanimë është konfirmuar se të hënën Lugina e Preshevës do të vizitohet nga niveli më i lartë i realizuar ndonjëherë nga Kosova, përkatësisht nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci
Sipas agjendes zoti Bislimi dhe zonja Nagavci të hënën do të kenë agjendë të ngjeshur në komunën e Bujanocit.
Ata do të takohen në ora 10:30 me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë Ragmi Mustafi në zyret e KNSH-së.
Në ora 11:15 delagacioni nga Kosova do të takohen me Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberin.
Në ora 12:00 Bislimi dhe Nagavci do të vizitojnë Komunën e Bujanocit ku do të takohen me Kryetarin Nagip Arifi dhe Kryetarin e Kuvendit Enver Ramadani.
Në ora 12:45 do të vizitohet Shkolla Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.
Në ora 14:50 vizitohet Shkolla Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Në ora 15:00 Këshilli Kombëtar Shqiptarë shtron Drekë Pune për mysafirët nga Kosova, e në këtë drekë nga ana e KKSH do të ftohen edhe liderët politikë të Preshevës.
Nga ora 17:30 deri në 18:15 takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të shquara në Hotel Rozafa në Bujanoc ku edhe mbraron vizita e zotit Bislimi dhe zonjës Nagavci.