Lajme
Në fshatin Geraj kanë filluar punimet për rregullimin e rrjetit të kanalizimit fekal
Në fshatin Geraj kanë filluar punimet në kuadër të realizimit të projektit për rregullimin e rrjetit të kanalizimit fekal.
Siç njoftohet nga komuna e Preshevës, projekti parasheh përfshirjen e pjesës së poshtme të bashkësisë lokale Geraj, në rrjetin e kanalizimit fekal.
Ndryshe, Komuna e Preshevës, në kuadër të planit të punës për këtë vit, do të investojë në projekte në fusha si; infrastrukturë rrugore, rrjet të ujësjellësit, kanalizimit dhe investime të tjera.