Kapen me mbi 50 kg marijuanë, droga vinte nga Shqipëria përmes Kosovës
Më shumë se 50 kilogramë marijuanë, e cila ishte kontrabanduar në territorin e Serbisë nga Shqipëria përmes Kosovës, janë konfiskuar nga pjesëtarët e Departamentit të Policisë Kriminale të MPB-së.
Me këtë veprim, siç thuhet në njoftimin e MPB-së, “është ndërprerë edhe një zinxhir tjetër i kontrabandës së drogës nga Shqipëria përmes Kosovës”.
Pesë persona janë arrestuar në Beograd për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.
Dy të dyshuarit (të lindur në vitin 1993 dhe 1999) “janë arrestuar pasi kanë poseduar marihuanë dhe me atë rast u janë gjetur rreth 30 kilogramë nga kjo lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.
“Tre të dyshuarit (vitet 1973, 1980 dhe 1981) “e sollën drogën nga Kosova në një automjet pasagjerësh me shenja të Misionit të OSBE-së”, thuhet në njoftim.
“Ata janë arrestuar teksa po tentonin të arratiseshin me automjet nga vendi i dorëzimit.
Me atë rast, punonjësit e policisë tek të tre kanë gjetur edhe 20 kilogramë marijuanë, si dhe një sasi më të vogël kokainë.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd”, thuhet në njoftimin e MPB-së.