Lajme

Ambasadori Slloven viziton Preshevën

Sot, bashkë me Kryetarin e Kuvendit z.Sami Salihu, mirëpritëm në vizitë, Ambasadorin e Sllovenisë në Beograd, z.Damjan Bergant.

I njoftuar hollësisht me zhvillimet dhe gjendjen aktuale politike, Ambasadori Bergant, dha mbështetjen e tij ndaj çfarëdolloj procesi që Lugina e Preshevës po kalon.

Fokus i diskutimeve, ishte çështja e pasivizimit të adresave në nivel shtetëror, si shqetësim i madh, për të cilin po lobojmë me thirrjen për ta stopuar këtë lloj diskriminimi anti-njerëzor.

Duke qenë pranë një momenti shumë të rëndësishëm, siç është procesi i regjistrimeve të reja të popullsisë dhe zgjedhjet për të parin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, z.Bergant, na uroi mbarëvajtje me procese të qeta dhe demokratike.

Krahas kësaj, ai u njoftua edhe për projekte të rëndësishme për qytetin, për të cilat morëm zotimin se, Ambasada Sllovene është e gatshme të kontribuojë në përmirësimin e kushteve në çdo sferë.

Mirënjohës për gatishmërinë, në angazhimin për gjetjen e zgjidhjes së problemeve, për një jetë më të mirë!

Related Articles

Back to top button