Lajme

Produkti i llojit të hot dog-ëve “Wudy” po largohet nga shitja

Administrata e Veterinarisë ka njoftuar publikun se po kryen kontrollin e ngarkesave të importuara të hot dog-ëve Wudy, ndërsa ato që gjenden në dyqane do të tërhiqen nga shitja.

Gazetarët kanë vizituar sot dyqanet ushqimore dhe kanë vërejtur se hot dogët në fjalë janë tërhequr.

“Nga sistemi i njoftimit të shpejtë të Bashkimit Evropian/RASFF, kemi marrë njoftimin nr. 2022.4497 si emergjencë se produkti në llojin e sallamit të kuruar të markës “Wudy”, i importuar nga Italia, është i kontaminuar me bakterin listeria”, thuhet në njoftimin e Administratës Veterinare.

Ky bakter mund të shkaktojë helmim nga ushqimi, veçanërisht në kategoritë e ndjeshme të popullsisë.

Sipas informacioneve të deritanishme, sasia është importuar në Serbi në pako nga një kilogram, 250 gram, 240 gram dhe 150 gram.

Related Articles

Back to top button