Lajme

Grupet muzikore të Luginës nuk e pranojnë çmimin shtesë të vendosur nga restorantet e dasmave

Një marrëveshje qe eshte duke qarkulluar ne rrjetin social facebook e qe eshte bere mes pronarve te restoranteve ne Presheve dhe Bujanoc shihen cmime dhe rregulla te reja.

Pervec cmimeve shtese qe behen per personin qe rezervon dasmen per dekorin dhe ushqime shtese e avullin ne restaurant, çmimet qe shtohen jane edhe per muziken dhe kameren te cilet duhet te paguajne restaurantin per prezencen e tyre ne dasem.

Keto rregulla nuk i kane pranuar grupi i muzikanteve nga Presheva dhe Bujanoci e qe kane paralajmeruar se do ti bojkotojne restorantet qe kane vendosur pagese shtese per ta.

“Asociacioni i grupeve muzikore të luginës, në mbledhjen e mbajtur sot, unanimisht te një mendimi morën vendim që kushtet për pagesë enkas që kan vën restoranet e dasmave në Luginë ndaj grupeve muzikore dhe shërbimeve të tjera të dasmave, të mos përfillen, duke mar parasysh se janë kushte të pabaza dhe të pa arsyeshme fare. Nëse me çdo kusht do të insistohet për këtë lloj pagese, do të jemi të detyruar që ti bojkotojmë restoranet e caktuara që kërkojnë ktë lloj pagese nga ne” thuhet ne njoftimin per media te nenshkruar nga grupet muzikore qe performojne ne Presheve e Bujanoc neper dasma.

Related Articles

Back to top button