Lajme

Ku është nafta më lirë në Preshevë në Gjilan apo në Kumanovë?

Pavarësisht zbritjes së dukshëm të çmimit të derivateve të naftës në botë, vlera e naftës në vendin tonë dhe rajon në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde.

Shoferët gjithmonë kujdesen dhe kontrollojnë çmimet se në cilin vend është më lirë nafta dhe benzina.

Presheva.AL ka siguruar çmimet në tre qytetet ku shoferet nga Presheva i frekuentojne madje dhe shkojne enkas per te mbushur makinen me nafte ne keto vende.

Dizeli me se liri per momentin shitet ne Maqedonine e Veriut ne qytetin e Kumanoves me cmim prej 90 denarë ose 1.46 euro, ndërsa benzina e ka çmimin 84,50 denarë ose 1.37 euro.

Nje litër naftë në Preshevë kushton 213 dinarë ose 1.82 euro, benzina kushton 172 dinarë ose 1.47 euro.

Një litër naftë nga dita e sotme në Kosovë kushton 1.60 euro për litër, i benzinës 1.37 euro.

Nese nje shoferë mbush me 50 litra rezervuarin me nafte do ti kushtoje:

– 90.77 euro, në Preshevë, Serbi
– 80 euro, në Gjilan, Kosovë
– 73 euro, në Kumanovë, Maqedoni

Nese nje shoferë mbush me 50 litra rezervuarin me benzin do ti kushtoje:

– 73.50 euro, në Preshevë, Serbi
– 68.50 euro, në Gjilan, Kosovë
– 68.50 euro, në Kumanovë, Maqedoni

Sipas çmimeve aktuale shoferët për naftë duhet të shkojnē në Kumanovë nëse dëshirojnë të kursejnë, ndërsa për benzinë munden edhe në Gjilan pasi qe çmimi i benzines për momentin është i njejte si në Kumanove ashtu edhe në Gjilan.

Related Articles

Back to top button