Lajme
Lëvizja Vatra refuzon ftesën e kryetarit të Gjilanit në takim, arsyeja se nuk është ftuar Presheva dhe Medvegja
Kadriu refuzon ftesën e Hysenit për tu takuar
Dje isha i ftuar në takimin me liderët e Kosovës Lindore në Komunën e Gjilanit.
Unë e konfirmova takimin, por kur pash se në atë takim nuk është ftuar asnjë nga liderët politikë të Preshevës dhe të Medvegjës, nuk e pashë të arsyshme të jem pjesë e këtij takimi.
Gjithashtu, unë nuk mund të jem në një tryezë me bashkëpuntorët e atyre që shteti i Kosovës i kërkonte me Interpol, kurse Serbia i mbante dhe nuk i dorëzon.
Procesin e regjistrimi të popullatës do ta analizojmë se si duhet të bëhet në Kosovë.
Për hapat e mëtutjshëm do iu njoftojmë më kohë.
Me nderime Kushtrim Kadriu