I riu Preshevar krijon aplikacionin që ju ndihmon të gjeni doktorin dhe të caktoni termine
I riu nga Presheva Vildan Bina, ka krijuar një aplikacion për përdoruesit e Android dhe IOS Apple. Aplikacioni i krijuar quhet ‘Doktoriim’ dhe ju ndihmon qytetarëve që të gjejnë doktorin që kanë nevojë dhe të caktojnë termine përme aplikacionit.
Dëshira për të kontribuuar në komunitet dhe nevoja personale për të gjetur më lehtë e shpejtë doktor, ka bërë që Vildan Bina, të zhvillojë dhe të sjellë në treg aplikacionin “Doktorim”.
Vildani, i cili ka studiuar për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri dhe njëherit është Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë “Sidora”, tregon për Presheva.AL më shumë detaje rreth këtij aplikacioni: “Aplikacioni ‘Doktorim’, në radhë të parë na shërben neve si pacient, për me pas një qasje më të lehtë tek doktorët.
Ideja ka qenë që qasja për me e gjetur doktorin, të bëhet më e lehtë që është e mundur dhe këtë e kemi mundësuar përmes aplikacionit ‘Doktorim’. Të interesuarit do të kenë mundësi që brenda aplikacionit me i pa profilet e doktorëve e po ashtu munden me i pa edhe referencat se si qytetarët e kanë cilësuar doktorin. Koncepti i aplikacionit më ka ardhur si ide, kur kam pas problem me shëndet dhe nuk kam pas ndonjë dijeni se ku të shkoj dhe të kërkoj doktor, sepse në këto raste na duhet një doktor i kualifikuar. Gjatë studimeve në Prishtinë unë vendosa me u bë bashkëpronar i një kompanie Zvicerane, që quhet ‘Sidora’ dhe aty pastaj ne vendosëm që këtë ide me e shty përpara.
Aplikacioni është në fillimet e para, meqë vetëm dy muaj kemi që e kemi hapur dhe menjëherë kemi vendos doktor të profileve të ndryshme dhe kështu ndal ngadalë, presim që të rritet numri i tyre dhe pastaj për pacientin do të jetë më lehtë, sepse përmes aplikacionit do të kenë mundësi të caktojnë edhe termine. Ne u bëjmë thirrje të gjithë doktorëve, për me e hapë nga një llogari, ku nuk aplikohet pagesë dhe nga ky projekt nuk presim që doktorët të na financojnë mirëpo këtë e financojmë ne vet.
Aplikacioni ‘Doktorim’, i cili është falas, ka një dy muaj që është lansuar dhe veç tjerash lejon vlerësimin e pacientit për secilin doktor. Siç na njoftoi Vildani, aplikacioni, aktualisht, është në fazën e grumbullimit të të dhënave, plotësimit me doktorë të të gjitha fushave.
Për informata shtesë, të interesuarit mund të vizitojnë faqen: www.doktorim.com