Nga rritja e çmimeve këto 8 produkte së shpejti mund të zhduken nga raftet e supermarketeve në mbarë botën
Pandemia e koronavirusit, lufta në Ukrainë dhe një sërë problemesh të tjera mjedisore janë kryesisht përgjegjëse për ndërprerjet në tregun global. Përveç faktit se jemi përballë rritjes së çmimeve të produkteve të ndryshme, tashmë bota kërcënohet nga një problem tjetër – mungesat.
Më poshtë lexoni se cilat produkte potencialisht mund të zhduken nga raftet e botës.
Leblebija
Dashamirët e humusit duhet të marrin në konsideratë furnizimin e tyre. Gjegjësisht, ekziston një kërcënim i mungesës së leblebijave – përbërësi kryesor i humusit – dhe mund të pësojë një rënie të stoqeve deri në 20 për qind.
Lufta në Ukrainë pengoi të korrat dhe eksportet nga Rusia dhe Ukraina – dy vende që janë prodhues të rëndësishëm të leblebise Australia dhe Meksika gjithashtu u përballën me probleme të motit këtë vit, duke përfshirë përmbytjet, të cilat ndikuan negativisht në të korrat e tyre. Në të njëjtën kohë, kërkesa për leblebi vazhdon të rritet.
Misri
Pas anketimit të fushave të shumta të misrit në Midwest, si pjesë e Turneut Pro Farmer Crop Tour, skautët zbuluan se sasi të mëdha misri janë në gjendje më pak se ideale pas një sezoni me infektime nga dëmtuesit, nxehtësinë e lartë dhe reshjet e pakta. Disa shtete amerikane kanë rendimente më të ulëta se vitin e kaluar.
Për fat të keq, mungesa e misrit nënkupton gjithashtu një mungesë të mundshme të shumë nënprodukteve të preferuara – drithërat, shurupin e misrit dhe kokoshkat.
Produktet e domates
Thatësira dhe temperaturat e paprecedentë kanë shtuar barrën e fermerëve që tashmë po përballen me inflacionin dhe rritjen e kostove të plehrave për shkak të luftës në Ukrainë.
Të gjitha këto kushte të pafavorshme të motit mund të çojnë përfundimisht që shumë produkte me bazë domate të bëhen më pak të disponueshme. Kjo përfshin ketchup, salcë makaronash dhe të ngjashme.
Birra
Dioksidi i karbonit është një nga përbërësit kryesorë në prodhimin e birrës dhe furnizimi me këtë gaz ka qenë i paqëndrueshëm prej vitesh. Përveç kësaj, prodhuesit e birrës po luftojnë gjithashtu me mungesën e vazhdueshme të kanaçeve të aluminit.
Pica e ngrirë
Dioksidi i karbonit është gjithashtu një përbërës kyç në prodhimin e shumë ushqimeve të ngrira, duke përfshirë edhe picën e ngrirë. Zakonisht përdoret si një agjent ftohës për të ruajtur shijen dhe strukturën e produkteve të ngrira gjatë ruajtjes dhe transportit. Përveç kësaj, ndihmon në parandalimin e prishjes së ushqimit.
Prandaj, prodhuesit e picave po përballen me probleme të ngjashme si prodhuesit e birrës, dhe e gjithë kjo mund të rezultojë në mungesë të këtyre produkteve.
Vaj ulliri
Prodhuesit e mëdhenj të vajit të ullirit, Spanja dhe Italia, po rikuperohen nga një verë tmerrësisht e vështirë. Temperaturat e verës thyen rekorde përgjatë Evropës Perëndimore dhe mbizotëroi një thatësirë e madhe. Analistët vlerësojnë se prodhimi i vajit të ullirit në Spanjë mund të bjerë me 25 deri në 30 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Sa i përket Italisë, analistët parashikojnë një rënie të prodhimit të vajit të ullirit midis 20 dhe 30 për qind. Përveç motit, lufta në Ukrainë dhe problemet me zinxhirët e furnizimit kontribuan më tej në rritjen e çmimit të vajit të ullirit.
Cokollate
Në prag të “Halloween” mund të ketë mungesë të çokollatës. Përkatësisht, prodhuesi i ëmbëlsirave Hershey shpjegoi se për shkak të luftës në Ukrainë është më e vështirë të sigurohen lëndë të para si vaji i gatimit dhe kakao. Në të njëjtën kohë, kërkesa është rritur jashtëzakonisht. Produktet sezonale u neglizhuan për të mbushur raftet e dyqaneve dhe për të përmbushur kërkesat normale ditore.
Gjelii detit
Ekspertët po parashikojnë një mungesë të afërt të gjelit të detit, kryesisht për shkak të epidemisë së gripit të shpendëve që është ndezur këtë vit. Amerikanët u përballën me një mungesë të ngjashme të gjelit të detit në vitin 2021, kështu që ata mund të paguanin një çmim më të lartë për këtë mish.