Lajme

Në kufirin e Preshevës kapet Greku, tentoi të kalonte me armë dhe dhe 73 plumba

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Kufitare, arrestuan shtetasin grek P. D. (1971), për shkak të dyshimit se ka kryer vepra penale të prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit pa leje të armëve dhe lëndëve plasëse dhe të paautorizuar si dhe posedimin e drogave narkotike.

Gjatë kontrollit të veturës që drejtohej nga i dyshuari, policia ka gjetur një armë dhe 73 plumba në pikën kufitare të Preshevës, në hyrje të Serbisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të P.D., është gjetur edhe një sasi e vogël marijuanë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë.

Related Articles

Back to top button