Lajme
Për shkak të rritjes së çmimit, më pak pihet kafja
Austria njihet si një komb i konsumuesve të kafesë dhe vala aktuale e rritjes së çmimeve ka bërë që shumë njerëz të pinë dukshëm më pak kafe.
Hulumtimi i Institutit “Integral”, me rastin e 1 Tetorit, Ditës së Kafes, tregon se në Austri 90 për qind e popullsisë pi kafe.
Megjithatë, për shkak të çmimit të lartë aktual, një e pesta, pra 18 për qind, ka ulur konsumin e kësaj pije për arsye financiare.
Edhe kështu, rreth 42 për qind e qytetarëve janë gati të paguajnë më shumë për një kafe të mirë.
Austriakët pinë mesatarisht 12 filxhanë kafe në javë, ose dy filxhanë në ditë.