Lajme

Punoi 18 vite në Gjilan, vendos të rikthehet në vendlindje në Preshevë

Reparti i ORL -së në Gjilan, nga sot ka një specialist më pak. Dr. Beqir Abazi, i cili për 18 vite ka punuar në këtë spital.

Ai ka vendosur që tash tutje, për shkaqe ekonomike dhe familjare punën profesionale specialistike ta vazhdojë në vendlindjen e tij, në Preshevë.

Shefi i Repartit të ORL, dr Rafet Sylaj ka thënë se mjeku Beqiri ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm profesional në zhvillimin e ndërhyrjeve kirurgjike në spitalin e Gjilanit, për 18 vite me radhë.

Duke shprehur mirenjohje për kontributin e dr Beqirit në spitalin e Gjilanit, shefi i ORL, Rafet Sylaj dhe i ka uruar atij shëndet dhe punë të mbarë në Preshevë.

Related Articles

Back to top button