Lajme

Presheva do të bëhet me Spital ditor, ky është plani

Në Preshevë do të ndërtohet një spital ditor dhe do të zgjerohet qendra shëndetësore ekzistuese. Prezantimi publik i projektit urbanistik i cili është publikuar në ueb faqen e Komunës së Preshevës do të zgjasë deri më 11 tetor.
Në projekt thuhet se përmirësimi dhe rehabilitimi i objektit të praktikës së përgjithshme, pra qendrës shëndetësore ekzistuese, përfshin ndërtimin e një departamenti të pediatrisë dhe një qendre këshillimi.

Zgjatja është planifikuar për shkak të kërkesës për rritjen e kapacitetit të objektit dhe nevojës për të akomoduar dy departamente, pediatrike dhe këshillimore, sipas projektit.

Spitali ditor do të ndërtohet në vendin ku tani është garazhi dhe lavanteria dhe do të sigurohen gjithsej 26 shtretër për pacientët.

Projektin mund ta shihni më KËTU.

Related Articles

Back to top button