Rregullat më të çuditshme të trafikut në botë
Në botën e automjeteve, shumë vende kanë zhvilluar rregullat e tyre rrugore.
Në Shtetet e Bashkuara, ju mund të ktheheni djathtas edhe kur semafori është i kuq, nëse rruga është e pastër.
Në Indi, për të reduktuar ndotjen e ajrit, shoferët duhet të kenë një certifikatë të kontrollit të ndotjes, e cila u lejon autoriteteve të përcaktojnë nëse automjeti është miqësor me mjedisin.
Në ishullin Prince Eduard, Kanada, duhet t’i bini borisë kur kaloni automjete të tjera.
Australi pronarët e makinave që nuk mbyllen pas parkimit gjobiten.
Shoferëve në Afrikën e Jugut nuk u kërkohet të kenë sigurim automjeti.
Shoferëve në Qipro u ndalohet të hanë ose pinë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, përfshirë ujin. Gjoba është 80 euro.
Emiratet e Bashkuara Arabe nëse shihni një deve në rrugë, duhet ta lini të kalojë.