Lajme

36 mijë banorë regjistrohen në Preshevë për 16 ditë

Sipas shifrave të publikuara nga kryetari i komisionit komunal për regjistrim në Komunën e Preshevës, Hevzi Ramadani, për 16 ditë, nga 1 tetori janë regjistruar 36 mijë banorë, ndërsa vetem ne Presheve 16.247 banorë.

“36.000 është numri i qytetarëve të komunës së Preshevës të regjistruar për 16 ditë nga ana e regjistruesve. Vetëm në qytetin e Preshevës janë të regjistruar 16.247 banorë.
Prej nesër edhe ato rrugë të qytetit të Preshevës që kanë qenë pa regjistrues do të mbulohen nga ana e regjistruesve që kanë përfunduar me rrethet e tyre të regjistrimit. Njejtë si në qytetin e Preshevës ashtu edhe fshati Miratocë do të mbulohet edhe me 3 regjistrues tjerë fshatë në të cilën kemi pasur mungesë të regjistruesve. Duke parë mungesën e regjistruesve që në fillim të procesit e kemi planifikuar në këtë formë zëvendsimin e tyre.”, ka thënë Ramadani.

Në regjistrimin e fundit kur shqiptarët në Serbi kishin marrë pjesë, në vitin 2002 në Preshevë nga 34 mijë e 904 banorë gjithsej të regjistruar, prej tyre 31 mijë e 98 ishin shqiptarë.

Related Articles

Back to top button