Lajme
42 mijë banorë regjistrohen në Preshevë për 19 ditë
Sipas shifrave të publikuara nga kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, për 19 ditë, nga 1 tetori janë regjistruar 42 mijë banorë.
“42.000 qytetarë janë regjistruar për 19 ditë, për ardhmërinë e vendit Regjistrohu” ka shkruar Shqiprim Arifi ne rrjetin social facebook.
Në regjistrimin e fundit kur shqiptarët në Serbi kishin marrë pjesë, në vitin 2002 në Preshevë nga 34 mijë e 904 banorë gjithsej të regjistruar, prej tyre 31 mijë e 98 ishin shqiptarë.