Shqiprim Arifi takim me maturantët e shkollës së mesme
Me kënaqësi, takimi me maturantët e shkollave të mesme, u realizua me diskutime të frytshme të shkëmbimit të ideve dhe propozimit për përfshirje të të rinjve në vendimmarrje.
Me vëmendje dëgjova preokupimin e tyre mbi mungesën e teksteve për shumicën e lëndëve, për të cilin i vura në dijeni se është çështje në proces drejt zgjidhjes.
Me rëndësi të veçantë, i njoftuam maturantët se nga ky vit, buxheti i komunës i dedikon një pjesë – udhëtimit të tyre i cili është traditë e përfundimit të shkollimit të mesëm.
Komuna e Preshevës, do të paguajë ekskurzionin për çdo maturant të Shkollës së Mesme Teknike dhe Gjimnazit të Përgjithshëm!
Ndërkohë bashkëpunimi mes maturantëve dhe Zyrës për të Rinj, vazhdon për ide dhe produkte të reja në të mirën e të rinjve!