Lajme

Fillon planifikimi i buxhetit për vitin 2023, kryetari mban takim me drejtorët e institucioneve publike në Preshevë

Komuna e Preshevës ka filluar planifikimin e Buxhetit për vitin 2023, java e Buxhetit do të fillojë nga data 20 Tetor dhe do të përfundojë më 29 Tetor 2022.

Takimin e pare kryetari i komunes se Presheves, Shqiprim Arifi e ka filluar me drejtoret e institucioneve publike.

“Java e dedikuar planifikimit të buxhetit për vitin 2023, filloi me konsultat me drejtues të Institucioneve Publike në vend.
Diskutime mbi masa lehtësuese për menaxhimin e punëve në institucione që varen nga buxheti komunal si dhe dëgjuam hollësisht për kërkesat dhe nevojat e drejtorëve për institucionet gjegjëse!” ka shkruar Arifi ne facebook.

Buxheti i vitit 2023 planifikohet te behet ne bashkepunim me: Drejtorët e institucioneve, Bashkësitë Fetare, Organizatën e Veteranëve të Luftës, Bashkësitë Lokale, Bizneset Lokale, Organizatat Joqeveritare, Forumin e Bujqëve, Forumin e Artistëve dhe Arkitektëve, Përfaqësues të Partive Politike, Unionet e Studentëve dhe qytetarët.

Related Articles

Back to top button