Regjistrimit të popullësisë në Preshevë po i vie fundi, deri tash janë regjistruar 54,294 persona dhe 10,560 shtëpi
Sipas shifrave të publikuara nga kryetari i komisionit komunal për regjistrim në Komunën e Preshevës, Hevzi Ramadani, regjistrimit te popullesise ne Lugine te Presheves po i vjen fundi, nga 1 tetori deri tash janë regjistruar 54.294 banorë dhe 10.560 amvisëri (shtëpi).
“Po hym në javën e fundit të regjistrimit të popullsisë. Në disa vendbanime vetëm se ka përfunduar regjistrimi. Pasi jemi në ditët e fundit ajo familje që nuk është regjistruar ose ka ndonjë familjarë në diasporë të paregjistruar mund ta njoftojë komisionin dhe brenda ditës regjistruesi do të kontaktoj me ju dhe do t’ju vizitojë në shtëpi. Kanë mbetur vetëm edhe 600 shtëpi pa u regjistruar”, ka thënë Ramadani.
Numrat e deritanishëm i banorëve në 35 vendbanime dhe amvisërive (shtëpive) në gjithë territorin e komunës së Preshevës janë si në tabelën e më poshtme:
Në regjistrimin e fundit kur shqiptarët në Serbi kishin marrë pjesë, në vitin 2002 në Preshevë nga 34 mijë e 904 banorë gjithsej të regjistruar, prej tyre 31 mijë e 98 ishin shqiptarë.