Shqiprim Arifi falënderon regjistruesit dhe instrkutorët që me sukses regjistruan popullatën e Preshevës
Shqiprim Arifi, kryetar i Presheves gjate dites se sotme ka patur nje takim me te gjithe regjistruesit dhe instruktoret qe per nje muaj rresht kane regjistruar popullaten e Presheves, percjell Presheva.AL
Arifi ka falenderuar dhe ka shprehur mirenjohje per punen qe kane bere.
“Ndërsa sot, u takuam me ata që për një muaj parreshtur, kanë qenë në vijën e parë të frontit për t’i mundësuar çdo qytetari Regjistrimin!
Sot, ishim bashkë për t’u shprehur mirënjohjen për durimin e punën intenzive, pavarësisht peripetive të kaluara përgjatë Procesit të Regjistrimit!
Faleminderit çdo instruktori e regjistruesi, që bëri të mundur që ky proces të dalë i suksesshëm!” ka thene Arifi.
Kujtojme se ne Presheve i gjithë procesi regjistrimit ka përfunduar me sukses dhe ne gjithe komunen e Presheve jane regjistruar 59.024 banore dhe 11.654 amviseri (shtepi, banesa etj).