Lajme
Paralajmërohet rritja e çmimit të energjisë elektrike në Serbi
Ministrja e re e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq, ka paralajmëruar çmime të reja të energjisë elektrike dhe gazit dhe domosdoshmërinë e reformimit të sistemit energjetik në Serbi.
Ministrja Gjedoviq tha se çmimi i energjisë elektrike dhe gazit duhet të jetë në rend dite, më shpejt se sa vonë, sepse kompanitë energjetike në Evropë i kanë rritur çmimet e energjisë elektrike dhe gazit tre, katër, pesë herë, ndonjëherë edhe më shumë.