Lajme

Nga Janari 10 për qind më shtrenjtë energjia elektrike

Rritja e rrymës për amvisëritë dhe ekonominë me shumë gjasa do të vijë që në janar të vitit të ardhshëm, shkruajnë mediat.

Pritet që çmimi i energjisë elektrike të rritet për 10 për qind, raporton Novosti.

Në vend të 95-tës aktuale, bizneset do të paguajnë 105 euro për megavat orë energji elektrike, ndërsa qytetarët do të paguajnë rreth 41 euro për megavat orë energji elektrike, pa taksa dhe tarifat e rrjetit, sipas kësaj media.

Sindikata e Punëdhënësve të Serbisë thekson se rritja e çmimit të energjisë elektrike do t’i rëndojë biznesmenët tanë, të cilët nga viti i ri do të kenë shpenzime të reja për shkak të rritjes së pagave, si dhe rritjes së çmimeve të lëndëve të para që kryesisht importohen.

Oda Ekonomike e Serbisë vlerëson se është domethënëse që rritja e çmimit është e kufizuar dhe se ne do të vazhdojmë të jemi ndër vendet me çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Evropë, shkruan kjo media.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fund të javës së kaluar tha se është e mundur që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga tetë deri në dhjetë për qind.

Rritje të çmimeve ka paralajmëruar edhe ministrja e Minierave dhe Energjisë, Dubravka XHedoviq Negre.

Related Articles

Back to top button