Tërnoci fshati me më së shumti kandidatë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë
Në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë do të votojnë 36 mijë votues për pesë lista,shumica e kandidatëve për kyetar të këtij këshilli janë nga Tërnoci i Madh,fshatit më të madh shqiptarë.
Zgjedhjet do të mbahen të dielën, kurse fushata parazgjedhore ishte shumë dinamike por edhe e mbetur në hijen e regjistrimit i cili sapo ka përfunduar.
Në këto zgjedhje të Këshillit Kombëtar do të konkurojnë listat e pesë partive politike.
Partia Demokratike Shqipëtare e Ragmi Mustafës, e vetmja parti me kandidat nga Presheva,Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit,Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, Partia Demokratike e Nagip Arifit dhe Lëvizja për Progres Demokratik e Shqiprim Musliut.
Kandidati i listës nga rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare,të kryetarit të mëparshëm të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, është Enver Mehmeti.
Kandidati i listës Alternativa për Ndryshim,e kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, është Levent Qazimi,djali i Ridvan Qazimit,Komandant Lleshit,i cili vdiq gjatë hyrjes së Forcave të Bashkuara të Sigurisë.
Qazimi është nga Tërnoci i Madh.
Kandidati i Partisë Demokratike të kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifi është Agim Haliti,gjithashtu nga Tërnoci i Madh.
Kandidati i Lëvizjes për Progres Dmokratik të Shqiprim Musliut, djalit të Jonuz Musliut themelues i kësaj partie, ish-komandant i Shtabit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë (UÇPMB) është Nevzad Lutfiu.
Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik të Shaip Kamberit,është kryetari i tanishëm i Këshillit Kombëtar Shqiptarë,Ragmi Mustafi i cili gjithashtu është nga Tërnoci i Madh.
Edhe këtë vit zgjidhen 15 anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptarë.
Këto zgjedhje shihen edhe si një matje reale e fuqisë dhe ndikimit në mes votuesve të partive politike që veprojnë në jug të Sërbisë.
Se sa seriozisht janë marrë këto zgjedhje e vërtetojnë burimet shqiptare nga tereni të JUGpress,që për një votë ofrohen edhe para nga ana e disa kandidatëve dhe partive.
Interesante është se qytetarëve të komunitetit shqiptarë këto zgjedhje nuk i duken dhe aq të rëndësishme, pasi që në listën e veçantë zgjedhore janë regjistruar rreth 36 mijë votues, edhe pse liderët politikë të këtij komuniteti ditëve të fundit kanë bërë të ditur se në këto tri komuna,Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë jetojnë 100 mijë shqiptarë, duke iu referuar rezultateve të regjistrimit.