Lajme

Deri në ora 13:30 në komunë të Bujanocit kanë votuar 2817 qytetarë

Sipas të dhënave të Trupit Punues në Bujanoc i cili ndërmjetëson në organizimin e zgjedhjeve për KKSH midis Komisionit Republikan Zgjedhor dhe Këshillave Votues, deri në ora 13:30 në këtë komunë kanë votuar 2817 qytetarë nga gjithsejt 18.826 të përfshirë në regjistrin e posaçëm zgjedhor.

Ndërkohë, nga ky Trup Punues bëhet e ditur se në vendvotimin e fshatit Samolicë votimi është ndërprerë për rreth një orë si pasojë e demolimit të kutisë nga një person por që më pas ky problem është evituar dhe zgjedhjet kanë vazhduar normalisht.

Në këto zgjedhje është vënë në pah përzierja e votuesve nëpër vendvotime, kështu që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve në vend të vendvotimit amë duhet të votojë në një vendvotim krejtësisht tjetër.

Related Articles

Back to top button