Lajme

Qytetarët e Preshevës të painteresuar për të votuar

Procesi i votimit për zgjedhjet në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë në Preshevë deri tani është shumë i qetë.

Sot të gjithë kandidatët nga vendvotimet e tyre kanë kursyer deklaratat politike dhe linçuese ndaj njëri tjetrit, deri më tani kanë respektuar heshtjen zgjedhore, ndërkohë që të gjithë kanë bërë thirrje për dalje masive në votime.

Por duket se thirrja e tyre për të dalë në votime nuk po dëgjohet shumë.

Deri në mesditë, numri i votuesve në komunën e Preshevës është i vogël.

Related Articles

Back to top button