Lajme

Zakonet gjatë konsumimit të kafesë që ju plakin më shpejt: “E shkatërroni plotësisht trupin”

Edhe pse kafeja nuk është një pije e pashëndetshme, ka disa zakone të pirjes së kafesë që do t’ju bëjnë të plakeni më shpejt.

Gjegjësisht, nutricionistja Liza Moskovic ka treguar se nuk duhet të pini kafe para se të hani mëngjes sepse kjo mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.

“Për një pamje rinore, hani fruta të freskëta, drithëra ose arra për mëngjes”, tha ajo.

Sheqeri gjithashtu ndikon ndjeshëm në plakje. Për këtë arsye, nuk duhet të shtoni kurrë një sasi të madhe sheqeri në kafe.

“Molekulat e sheqerit lidhen me fibrat e proteinave në qelizat tona dhe ky proces i dëmshëm quhet glikacion. Produktet përfundimtare të glikacionit dëmtojnë kolagjenin në lëkurën tonë dhe kështu elasticiteti i tij ulet,” shpjegoi ajo.

Gjithmonë duhet të pini ujë me kafe. Ndryshe mund të ndodhë dehidratim i cili ndikon negativisht në lëkurë, tretje dhe nivel energjie, ndaj siç thotë doktori “kështu e shkatërron trupin”.

Asnjëherë mos konsumoni kafe në mbrëmje pasi do t’ju shqetësojë gjumin. Hulumtimet kanë treguar se vetëm një natë gjumë i dobët ndikon në plakjen e lëkurës.

Related Articles

Back to top button