Lajme

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi Uron 28 Nëntorin – festën e flamurit

Qytetar te dashur te Lugines se Presheves, ju shprehi urimet e mia me te perzemerta per Diten e Madhe te Flamurit tone kombetare. 28 Nentori eshte data me e historijes sone kombetare, kjo feste mbareshqiptare ne Presheve festohet me shume krenari dhe atdhedashuri.

Lugina e Presheves ka vite qe ne bashkepunim me vellezer dhe motra nga Shqiperia e Kosova dhe me miq nderkombetare vazhdon te punojme me perkushtim te plote per ta forcuar pozitendhe lirine e vet ne token e vet.

Derisa po festojme per flamur per ne mbetet prioritet lufta per paqe e stabilitet ne kete pjese shqiptare. Dhe padyshim po punojme qe ne Preshevn e ndare ky flamur nje dite te valoje lirshem ne doren e cdo shqiptari luginas.

Cdo pervjetor eshte rifreskim dhe frymezim per perpjekjen shumevjecare, qe eshte e orientuar ne bashkimin e vlerave dhe tokave te kombit tone.

Ne realitet historia na ka ndare padrejtesisht, por ne vazhdojme te ecim me parimet e Ismail Qemajlit qe edhe sot e kesaj dite jane aktuale dhe therrasin per zgjerim e afirmim te shqiptareve ne ballkan.

Lugina e Presheves me shume dashuri dhe perkushtim vazhdon te ruaj traditat e saja autoktone. Edhe pse e ndare nga torjet shqiptare, per ne shqiptaria eshte e shenjte, dhe ruhet me dasuri.

Gezuar Festen e Flamurit me te bukur ne bote, Zoti e bekofte Shqipetarine! Zoti iu bekofte juve!

Related Articles

Back to top button