Lajme

Vendoset flamuri kombëtar në shtëpinë e kulturës në Preshevë

Ne objektin e shtepise se kultures ‘Abdulla Krashnia’ ne Presheve sot ne diten e flamurit dhe te 110 vjetorit te shpalljes se pavarsise se Shqiperise eshte vendosur flamuri kombetar Shqiptar.

Flamuri eshte vendosur nga drejtori i ketij institucioni dhe me ç’rast ai ia ka uruar diten e flamurit gjithe shqiptareve.

Postimi i tij i plote:
” URIME FESTA E FLAMURIT DHE 110 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Sot më 28 Nëntor 2022, në ditën e Flamurit dhe të 110 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Festën tonë kombëtare, krahas Flamurit shtetëror e vendosa Flamurin tonë Kombëtar, gjithnjë duke u thirrë me ligjet e shtetit:
Bazuar në Nenin 8, LIGJI PËR PARAQITJEN E SIMBOLIT, FLAMURIT DHE HIMNIT TË SERBISË (“Gazeta Zyrtare RS”, br. 36/2009) Rregulli për vendosjen e stemës, pra flamurit të një shteti të huaj thotë:
Stema ose flamuri i një shteti të huaj mund të shfaqet në Republikën e Serbisë vetëm me stemën ose flamurin e Republikës së Serbisë, përveç nëse përcaktohet ndryshe nga një traktat ndërkombëtar i konfirmuar.
URIME FESTA E FLAMURIT DHE 110 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
UROJ QË TË MBIZOTËROJ PAQJA MES POPUJVE! 🇦🇱🇷🇸🇪🇺
Me plotë dashuri!, Ud së drejtorit, Kujtim Sadriu.” ka shkruar Sadriu.

Related Articles

Back to top button