Lajme

Një ukrainas dhe një hungarez kapen me 268 mijë euro në kufirin e Preshevës

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme arrestuan shtetasin ukrainas V.P. (37) dhe shtetasin hungarez P.K. (42), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të pastrimit të parave.

Sipas njoftimit të MPB-së, policia në pikën kufitare të Preshevës gjatë kontrollit të një veture Volkswagen Tuareg, si dhe gjatë ekzaminimit të të dyshuarve ka gjetur gjithsej 268 mijë euro.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

Related Articles

Back to top button