Gjashtë arsye pse franga zvicerane mbetet e qëndrueshme
Inflacioni në Eurozonë u rrit me një rekord prej 10.9 për qind dhe në Zvicër me vetëm tre për qind.
Çfarë bën Zvicra ndryshe nga vendet e Eurozonës dhe çfarë mund të mësojnë vendet e tjera prej saj?
Zvicra ka arritur të vërë nën kontroll inflacionin për arsyet e mëposhtme:
1. Një franga zvicerane e fortë
Ndërsa vlera e euros po bie ndjeshëm, franga zvicerane – historikisht – ka mbetur e qëndrueshme. Ky stabilitet ka rritur kërkesën e investitorëve, e cila, nga ana tjetër, rezulton në vlerë më të lartë.
2. Importet e lira
Një franga e fortë mundëson importe të favorshme dhe mban nën kontroll inflacionin e importuar, shkruan DW.
3. Çmime të qëndrueshme të energjisë
Zvicra mbulon pothuajse 90 për qind të nevojave të saj për energji nga termocentralet e saj bërthamore dhe hidrocentrale. Rritja e çmimeve të naftës dhe gazit nuk ka pothuajse asnjë efekt në tregun zviceran të energjisë, i cili gjithsesi është i rregulluar nga shteti.
4 Standardi i lartë i jetesës
Për qytetarët zviceranë, kostot e energjisë përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të shpenzimeve shtëpiake. Kjo është arsyeja pse rritja e çmimeve të energjisë prek më pak njerëzit në këtë vend.
5 Taksa të larta doganore
Zvicra mbron industrinë vendase bujqësore me tarifa të larta për mallrat e importuara. Dhe ndërsa kjo strategji çon në kosto të larta jetese, ajo gjithashtu zbut efektet e rritjes së çmimeve në tregun botëror.
6. Rritje të vogla pagash
Edhe pse rritja shumë e ngadaltë e pagave në Zvicër ka efekte negative në të ardhurat e njerëzve, ato gjithashtu stabilizojnë çmimet.
Që nga gushti, norma e inflacionit në Zvicër ka rënë sërish.
Banka Qendrore e Zvicrës parashikon një inflacion prej 2.4 për qind për vitin 2023.