Lajme

Tensionet në veri, Osmani: Vuçiq kërkon destabilizim të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se bandat në veri të Kosovës kishin si qëllim destabilizimin e vendit ndërsa shtoi se Kosova do dilte fitimtare edhe në këtë sfidë.

“Në veri bandat kriminale të udhëhequra nga lideri i tyre politik Vuciq nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Edhe në këtë sfidë do të dalim fitimtar”, ka thënë Osmani.

Sakaq, Osmani bëri të ditur se janë shtyrë zgjedhjet në veri për në prill të vitit 2023.

Osmani tha se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë mes partive politike dhe se është marrë parasysh edhe raporti i dërguar dje në Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Related Articles

Back to top button