Lajme

Tensionohet edhe më shumë situata në veri të Kosovës

Tensione ka pasur gjatë natës në veri të Kosovës ku shpërthime e të shtëna armësh kanë tronditur disa zona. Dy shpërthime të fuqishme rreth orës 1:30 pas mesnate dhe 03:00 janë dëgjuar pranë zonës së Zveçanit. Në drejtim të Zubin Potokut ka pasur të shtëna armësh, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Sipas këtyre burimeve të mediave nga Kosova, barrikadat janë përforcuar gjatë natës me makineri të rëndë, më tepër në fshatin Soqanicë dhe Rudare, ndërsa janë vendosur edhe tenda për qytetarët të cilët po qëndrojnë tek barrikadat.

Burimet më tej kanë shtuar se në barrikada ka shumë persona të panjohur dhe të armatosur të cilët kanë hyrë nga Serbia, ndërsa persona të maskuar po kujdesen për t’i sulmuar të gjithë ata që tentojnë t’i xhirojnë ose fotografojnë, duke përfshirë këtu gazetarët shqiptarë.

Ekipi i KosovaPress-it është penguar po ashtu sot rreth orës 5:00 të mëngjesit afër Rudares nga këta persona, të cilët sapo kanë vërejtur prezencën e gazetarëve kanë filluar t’i ndjekin ata duke i sharë dhe hedhur gurë në automjetin e tyre.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë prezentë nëpër lagjet e banuara me popullatë të përzier në veri, duke ruajtur qetësinë dhe rendin publik, si dhe duke ofruar siguri për të gjithë banorët pa dallim.

Related Articles

Back to top button