Lajme

Shitësit e tregut do të fiskalizohen vetëm nga janari i vitit 2024

Ministri i Financave Sinisha Mali tha se shitësit e tregut do të fiskalizohen vetëm nga janari i vitit 2024, kur të krijohen kushtet për një gjë të tillë.

Ai tha se me shoqatën e shitësve të tregut është rënë dakord që fiskalizimi nuk do të realizohet derisa të krijohen kushte më të mira për punën e tyre dhe se Rregullorja ka fituar kohë që bashkërisht të gjendet një zgjidhje për atë situatë.

“Kemi miratuar Rregulloren për përjashtimin e shitësve të tregut nga fiskalizimi në 12 muajt e ardhshëm, pra deri më 1 janar 2024, sepse kemi pasur zgjedhje këtë vit, është dashur kohë që të formohet qeveria, që të zbatohen disa marrëveshje me ta. siç është ndryshimi i Ligjit për Shërbimet Komunale”, tha Mali në përgjigje të pyetjes së një gazetari, pas prezantimit të ciklit të ri të lojës shpërblyese “Merre llogarinë dhe fito” që do të zhvillohet në formë dixhitale.

Ai tha se me Shoqatën e Shitësve të Tregut është marrë vesh që nuk do të bëhet fiskalizimi derisa të krijohen kushte më të mira për punën e tyre dhe se Rregullorja ka fituar kohë që bashkërisht të gjejmë zgjidhje për atë situatë.

“Unë do të thosha se ka mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, për të gjetur zgjidhjen më të mirë në vitin 2023, për t’u siguruar kushte më të mira pune dhe që ata të punojnë në përputhje me ligjin”, shpjegoi Mali.

Related Articles

Back to top button