Çfarë moti na pretë tre muajtë e parë të 2023-tës
Parashikimi për dimrin në Serbi tregon se në janar, shkurt dhe mars sasia e reshjeve do të jetë në domenin e mesatares në të gjithë vendin, tha prof. Dr. Jugosllav Nikoliq në një parashikim të detajuar për sezonin më të ftohtë. Sipas tij, gjatë dimrit do të ketë nga 31 deri në 40 ditë me reshje në rajonet e ulëta dhe deri në 50 në male.
– Sasia sezonale e reshjeve varion nga 100 mm deri në 160 mm në rajonet e ulëta, ndërsa në zonat kodrinore dhe malore sasia e reshjeve pritet të jetë nga 200 mm deri në 230 mm. Parashikohet që numri i ditëve me reshje më të mëdha se 0.1 mm gjatë stinës së dimrit të jetë në intervalin 31 deri në 40 në rajonet e ulëta, dhe deri në 50 në male.
Kështu, parashihet që gjatë muajit janar sasia e reshjeve të jetë nën mesatare në pjesën më të madhe të Serbisë, kurse në veri, lindje dhe jug të vendit, sasia mesatare e reshjeve.
– Parashikohet që sasia e reshjeve në janar të jetë nga 35 deri në 50 mm në rajonet e ulëta, dhe nga 60 deri në 80 mm në zonat malore. Pritet që në muajin janar numri i ditëve me reshje në rajonet e ulëta të jetë nga 10 në Sombor, në 15 në Cuprija dhe Veliki Gradishtë, dhe në zonat kodrinore dhe malore nga 13 në Sjenicë, në 16 në Crni Vrh.
Sipas tij, në shkurt të vitit 2023, sasia e reshjeve pritet të jetë brenda intervalit mesatar në pjesën më të madhe të vendit.
– Megjithatë, në jug, jugperëndim dhe lindje parashikohet deficit i reshjeve. Sasia mesatare e reshjeve të shkurtit në rajonet e ulëta do të jetë nga 30 mm deri në 60 mm, ndërsa në male deri në 80 mm. Numri i ditëve me reshje do të variojë nga 10 në Kikinda, deri në 20 në Pozhegë dhe Kraljevë dhe në zonat kodrinore dhe malore nga 16 në Sjenicë deri në 23 ditë në Kopaonik.
Muaji i fundit i dimrit, Marsi, do të jetë mesatarisht i ngrohtë, me një sasi mesatare të reshjeve.
– Gjatë muajit mars, sasia e reshjeve parashikohet të jetë në intervalin e mesatares shumëvjeçare në të gjithë vendin. Parashikohet që sasia e reshjeve në muajin mars të jetë 35 mm deri në 65 mm në rajonet e ulëta, dhe deri në 80 mm në male. Numri i ditëve me reshje në muajin mars pritet të jetë deri në 13 në Loznicë dhe Pozhegë, ndërsa në zonat kodrinore dhe malore deri në 17 ditë në Kopaonik.