Ndima e re shtetërore prej 5.000 dinarëve
100 mijë kupona do të jenë në dispozicion të qytetarëve.
Aplikimi i qytetarëve për shfrytëzimin e kuponëve për pushime të subvencionuara në Serbi do të fillojë më 4 janar 2023, në sportelet e Ndërmarrjes Publike “Posta Srbije”, në të gjithë vendin.
Të drejtën e bonove e kanë pensionistët, të papunët, shfrytëzuesit e së drejtës për ndihmë dhe përkujdesje të personit tjetër, të punësuarit me të ardhura jo më të mëdha se 70.000 dinarë në muaj, invalidët ushtarakë, bartësit e ekonomive bujqësore, studentët dhe nga viti i ardhshëm. Për herë të parë, përfitues të kuponit mund të jenë personat mbi 65 vjeç që nuk kanë të drejtë për pension.
Qytetarët do të kenë në dispozicion 100.000 kupona me vlerë maksimale prej 5.000 dinarë secili, të cilët mund t’i përdorin në objektet hoteliere që marrin pjesë në sistemin e ndarjes së kuponëve.
Aktualisht janë më shumë se 3000 restauratorë që kanë regjistruar kapacitete akomoduese për përdoruesit e kuponëve në vitin e ardhshëm, ndërkohë që ftesa mbetet e hapur për restauratorë të tjerë për t’u bashkuar deri në fund të fushatës.
Afati i fundit për përdorimin e kuponit është data 20 nëntor 2023.