LAJME TE MIRA! Rritja e pagave për punonjësit e arsimit nga janari dhe ja sa!
Ministri i Arsimit, Branko Ruzhiq, tha sot se pagat e pedagogëve do të rriten për 12.5 për qind në janar, që është “një rritje e madhe, nëse merret parasysh kriza ukrainase dhe energjetike”.
Ruzhiq tha se sindikatat mendojnë se kjo “nuk është e mjaftueshme”, por është e rëndësishme që ata të jenë të vetëdijshëm se shteti e ka rritur sektorin edhe në vitet e kaluara dhe se ky trend vazhdon. Ai përkujtoi se sot është afati i fundit për nxënësit e klasës së tetë për të zgjedhur lëndën e tretë që do t’i nënshtrohet provimit përfundimtar.
“Deri më tani kanë zgjedhur 65.961 studentë, 548 studentë të tjerë duhet ta shfrytëzojnë atë mundësi, nëse nuk e bëjnë këtë për arsye objektive, kanë mundësi të zgjedhin deri më 27 janar. Numri më i madh ka zgjedhur biologjinë – 38 për qind, 28 për gjeografi, 16 për histori, nëntë për kimi, tetë për qind për fizikë”.
Sipas tij, 71 për qind e studentëve kanë aplikuar në mënyrë elektronike përmes portalit Mojasrednjaskola.gov.rs.