Apeli i policisë: Mos përdorni mjete proteknike
Administrata e policisë në Vranjë apelon qytetarët që gjatë festave të ardhshme të mos përdorin mjete piroteknike, sepse në këtë mënyrë mund të dëmtojnë veten dhe njerëzit përreth tyre.
– U kujtojmë prindërve se loja me mjete piroteknike mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, mund të ndodhin lëndime të rënda, djegie, çarje, lëndime në fytyrë, duar, e në raste të rënda edhe invaliditet, si dhe zjarre dhe shpërthime.
Ligji ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura dhe publike ku mblidhen një numër i madh njerëzish, si dhe shitjen e lëndëve piroteknike për të miturit.
Gjithashtu, ju lutemi vini re se fishekzjarrët mund të përdoren vetëm nga persona juridikë të autorizuar në një vend të miratuar, me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.