Pagat e mjekëve në Slloveni arrijnë 15 mijë euro
Punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë pagat më të larta në sektorin publik në Slloveni.
Këtë e dëshmon edhe fakti se në muajt e fundit në mesin e 50 rekordmenëve të pagave, 48 prej tyre ishin mjekë, transmeton portali slloven 24UR.
Pagat e mjekëve në listë janë 10.815 euro bruto, dhe më të lartat e marra nga një mjek në Qendrën Klinike në Lubjanë – 15.091 euro.
Në listë janë 15 mjekë nga Qendra Klinike në Lubjanë, dy nga Qendra Mjekësore në Maribor, ndërsa në mesin e të dhënave ka edhe shumë të punësuar në qendra shëndetësore dhe spitale.
Vetëm dy persona në listë janë të angazhuar në profesione të tjera.
Interesant është fakti se në krye të listës janë mjekët e punësuar në spitalin e Ptujit dhe në qendrën shëndetësore “Adolf Drolc” në Maribor, të cilët marrin 14852 euro në muaj. I fundit në listë është një mjek në spitalin e Ptujit me pagë 10815 euro.
Siç u tha, bëhet fjalë vetëm për pagat më të larta të mjekëve, jo për pagat e specialistëve, të mjekëve të rinj, pa të dhëna nëse në paga përfshihen edhe orët e kujdesit.
Meqë ra fjala, të mërkurën në Slloveni u shpall një grevë e mjekëve dhe stomatologëve që kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune.