Lum komentesh negative në adresë të Ragmi Mustafit
Pas paraqitjes jonjerëzore dhe aspak profesionale të ish kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në emisionin e sontëm në televizionin kombëtar RTK, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë ndier të pakënaqur besa dhe të ofenduar me sjelljet e tij të ulëta gjatë emisionit.
Komente të shumta nëpër odat, kafeteritë e rrjetet sociale, duke shprehur indinjatë të thellë ndaj një paraqitjeje kaq të ulët e aspak qytetare të ish kryetarit të KKSH-së Ragmi Mustafi.
Kjo gjë edhe më shumë po e argumenton faktin që një kandidat i tillë nuk ka merituar të përkrahet edhe për një mandat të dytë, duke patur parasysh gjithashtu faktin që javë më parë po i njejti lavroi me fondin prej 1.2 milion euro të Qeverisë së Kosovës, në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.