Lajme

Mali i Zi është vendi më i shtrenjtë në rajon për të jetuar, ju duhen 1800 euro në muaj

Mali i Zi është vendi më i shtrenjtë në rajon për të jetuar, ku një familje me katër anëtarë i duhen 1800 euro në muaj, pa qiranë.

Faqja e internetit Numbeo, e cila merret me analizën e kostos së jetesës në vende dhe qytete të botës, ka përditësuar të dhënat për vitin 2023, të cilat tregojnë qartë se ku është jeta më e shtrenjtë dhe ku është disi më e lirë, transmeton portali Investor.

Të dhënat për vendet e rajonit tregojnë se kostoja e jetesës për një individ dhe një familje mesatare katër anëtarëshe, duke përjashtuar vendet e BE-së dhe Shengenit – Sllovenia dhe Kroacia, është më e larta në rajon në Mal të Zi.

Sipas të dhënave të kësaj faqeje, kostoja mesatare e jetesës për një individ në Mal të Zi është 515 euro në muaj, pa përfshirë qiranë, ndërsa një familje mesatare prej katër anëtarësh ka nevojë për 1802.6 euro në muaj, pa përfshirë edhe qiranë.

Kjo është dukshëm më e ulët se Kroacia fqinje, mesatarisht 21 përqind, ndërsa jeta në Slloveni është mesatarisht rreth 33 përqind më e shtrenjtë se në Malin e Zi.

Në raport me vendet e tjera të rajonit, të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, Mali i Zi kryeson për nga kostoja. Jeta e një individi malazez në krahasim me një fqinj nga Serbia, për shembull, është rreth 4.8 për qind më e shtrenjtë. Kjo do të thotë se qytetarit mesatar në Serbi i duhen 25 euro më pak për të jetuar sesa në Mal të Zi, ndërsa familjes mesatare serbe i nevojiten 127 euro më pak për të njëjtat nevoja.

Vendet e tjera të rajonit janë edhe më të lira, raporton portali Adrita TV nga Podgorica.

Related Articles

Back to top button