Nesër rriten pensionet, 20 për qind më shumë në llogaritë e të moshuarve
Nga 2 shkurti nis pagesa e pensioneve të rritura të janarit.
“Pensionet e para, të cilat janë rritur mbi 20 për qind, do të paguhen më 2 shkurt për të vetëpunësuarit, më 4 shkurt do të paguhen pensionet ushtarake dhe bujqësore (pagesa në adresat e shtëpive më 6 shkurt) dhe më 10 shkurt. Pensionet për kategorinë “të punësuar” (nga 9 shkurti në adresat e shtëpisë). Theksoj se, në vitet e fundit, që nga viti 2014, kur zbatuam konsolidimin fiskal, pensionet janë rritur kumulativisht mesatarisht me rreth 57 për qind, përfshirë dy rritjet më të fundit, në nëntor dhe nga 1 janari. Gjithashtu presim që në dhjetor 2023 pensioni mesatar të jetë 322 euro (37,865 dinarë). Ju kujtoj se dhjetë vjet më parë, pra në vitin 2012, ishte vetëm 204 euro. Duhet të kujdesemi për pensionistët, t’i mbështesim, të jemi me ta” ka shkruar dje në llogarinë e tij në Instagram Sinisa Mali, ministër i Financave.
Siç njoftoi paraprakisht Fondi PIO, pensioni mesatar i muajit nëntor, pas rritjes së jashtëzakonshme prej 9 për qind, arriti në 33,742 dinarë, ndërsa pas rritjes së janarit prej 12,1 për qind, do të arrijë në rreth 37,825 dinarë.