NA PRET NDRYSHIM I MADH I MOTIT, BORA PO VIE NË KËTË DATË! Ky është parashikimi për muajin shkurt
RHMZ zbulon se çfarë temperaturash na presin në shkurt dhe në cilat ditë mund të presim reshje bore.
Instituti Hidrometeorologjik Republikan (RHMZ) publikoi sot parashikimin mujor për muajin shkurt, duke theksuar se ky parashikim është indikativ dhe preferohet të përdoret me parashikim pesë ditë përpara.
Në javën e parë të shkurtit pritet mot me erë, me reshje shiu, me temperaturë më të lartë ditore deri në 10 gradë, ndërsa minimalja do të shkojë nën 0.
Sipas meteorologëve, borë mund të presim nga data 3 deri në 7 shkurt, si dhe në datat 10 dhe 16 të muajit shkurt.
Nga data 8 shkurt do të ketë rritje të temperaturës më të lartë ditore, e cila do të ketë rënie të herëpashershme në datat 11 dhe 17 shkurt.
Temperaturat gjatë muajit shkurt do të jenë në plus, me përjashtim të datës 4 shkurt kur pritet një gradë, dy nën 0.
Temperaturat maksimale nuk do të kalojnë 15 gradë Celsius, ndërsa dita më e nxehtë do të jetë 20 shkurti.
Temperaturat në dy ditët e fundit të shkurtit do të shënojnë sërish rënie dhe më e ulëta ditore do të jetë rreth 2 gradë celcius, ndërsa më e larta rreth 10 gradë.