Lajme

Moti në Preshevë, apel shoferëve për kujdes

NP “Rrugët e Serbisë” u bën thirrje pjesëmarrësve të trafikut që të kenë kujdes të veçantë gjatë vozitjes dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre me kushtet e rrugës, sepse sipas paralajmërimit të Institutit Republikan Hidrometeorologjik, më datat 5 dhe 6 shkurt të vitit 2023 pritet të jetë stogje të borës (meqava) në zonat malore. Reshjet e reja do të jenë me intensitet më të ulët krahasuar me 36 orët e kaluara, por era e fortë dhe me stuhi nga ana veriperëndimore do të krijojë grumbuj bore. Stuhitë e forta sot më 5 shkurt 2023, do të arrijnë shpejtësinë 20 m/s (më shumë se 70 km/h), kurse të hënën, më 6 shkurt 2023, në mëngjes dhe orët e paraditës 15 m/s (rreth 55 km/h), ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe në mbrëmje pritet që erërat gradualisht të dobësohet dhe moti të stabilizohet.

Gjithashtu, sipas paralajmërimit, nga 6 deri më 10 shkurt 2023 në orët e mëngjesit pritet të ketë ngrica mesatare e të forta, veçanërisht në zonat malore, si dhe ditë me akull vende-vende.

Temperaturat do të rriten nga fundjava e ardhshme.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin gomat e dimrit, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre me kushtet dimlrore nëpër rrugë.

Related Articles

Back to top button